Duart lart – Alban Skenderaj

loading...

Ata ndalen, unë përparoj
Ata maten, unë rrezikoj
Ata qeshin, ata përçmojne
Ata ulin, unë fluturoj

Ata heshtin, unë i dëgjoj
Ata flasin, unë injoroj
Ata shtypin, ku më shumë dhëmb
Por kur bie, unë bie në këmb

Dhe nëse nuk kaloj në lojë
Ata më thonë të rri me duart lart
Më thonë të rri me duart lart
Më thonë të rri me duart lart

Por unë them jo jo jo
Parimi im s’i njeh duart lart
Unë them jo jo jo
Ne lindëm dhe do vdesim të barabartë
www.hiteshqip.org

Jo jo jo
S’është jeta jote, është jeta ime
Unë them jo jo jo
Vetëm një beat si ky m’i mban duart lart

Kur më fikin unë rrezatoj
Kur më ftohin unë përvëloj
Kur më ulin kur më lartësojnë
Kur më shajnë e kur më lëvdojnë

Ata më heshtin unë ju këndoj
Ata më mbyllin unë fantazoj
Ata shtypin ku më shumë dhëmb
Por kur bie, unë bie në këmb

Dhe nëse nuk kaloj në lojë
Ata më thonë të rri me duart lart
Më thonë të rri me duart lart
Në robëri me duart lart

Por unë them jo jo jo
Parimi im s’i njeh duart lart
Unë them jo jo jo
Ne lindëm dhe do vdesim të barabartë

Jo jo jo
S’është jeta jote, është jeta ime
Unë them jo jo jo
Vetëm një beat si ky m’i mban duart lart