Era – MC Kresha

Buzëqeshjen tënde e zërin tënd, mua mi sjell era
Shikimin tënd, buzët e tua, mi shëndrit pranvera
Më ecë ngadalë nëpër qiell, sikur t’ishe zanë
Emrin tënd e ndëgjoj n’erë, më duket të shoh ty

loading...

Diçka që thehet edhe prapë kur ngjitet vrehet
Thonë vera flet t’vërtetën
Njerzit shprehen zakonisht kur dehen
T’nesërmen si t’e qeli derën, krejt problemet kthehen
E ti po ik si andërr, un po t’njeku me erën
Me shpresën mos po t’preku, po përpjekem herë mas here
Po kot edhe ksaj here, kush se thotë ni fjalë për neve
Sa ishim t’lumtun bashkë, kurr s’ju nalke goja tjerëve
E tash sillemi t’humbun gjoja se s’kishte farë vlere
Ah sa m’ka marrë malli, po du me ta puth ty ballin
T’lutna mu kthy, du me kon me ty prej dytit deri me t’parin
Harro arin, jetën royale, tripat e Jul Cezarit
Ato jon sureale, si ti moj zanë e malit
S’ka kërkim falje mas ndarjes, bijnë lotë e thahen
Kjo vendimmarrje po m’jep forcë me pranu fajin
Po du me mposht barrën se ma ka mpi krahin
Si t’ma nish mu vokallin, un e di ki m’ja nis vajit
www.hiteshqip.org

Buzëqeshjen tënde e zërin tënd, mua mi sjell era
Shikimin tënd, buzët e tua, mi shëndrit pranvera
Më ecë ngadalë nëpër qiell, sikur t’ishe zanë
Emrin tënd e ndëgjoj n’erë, më duket të shoh ty

Humbja e hidhun, kur ndahen dy njerëz t’lidhun
Fundja e di unë, ndarja vjen n’heshtje pa tinguj
Edhe jom i bindun që t’pa gabueshëm s’jem t’lindun
Amo t’përmirësueshëm edhe t’ndijshum
Jo t’paarsyshum, u bo modë e hajde prishum
A qa po di un, muhabet i parëndësishum
Jom tu pi shumë, e di që je shumë larg amo jom tu t’ni shumë
Ku jon tash ata që për neve shtyheshin
Vetmia po m’han mrena kur pe di që s’je e jemja
Plagtë ma n’fund shërohen, krejt qa mesin jon veç shenjat
Flakë po m’djeget zemra, mall si zall i vdekun i gjallë po endna
Si prrallë e gjatë me engjuj e djajë tepër e ron o gjendja
S’po muj me marrë vetën, me përballu t’vërtetën
Kujtimet treten, qato kom vendos mi majt n’letër
Zemra e ngrirë bohet e ftohtë, e un po kom etje
Kur t’a shoh siluetën, ma rikthen buzëqeshjen

Buzëqeshjen tënde e zërin tënd, mua mi sjell era
Shikimin tënd, buzët e tua, mi shëndrit pranvera
Më ecë ngadalë nëpër qiell, sikur t’ishe zanë
Emrin tënd e ndëgjoj n’erë, më duket të shoh ty