Gjerat kane ndryshuar – Elvana Gjata

loading...


E tani në dhomën time vetëm
Rastësisht më je kujtuar
Si u bëmë nga një gjithçka në një asgjë
E sa herë jemi betuar, kurrë s’do ishim zëvendësuar
Mesa duket gjërat kanë ndryshuar

E tani në dhomën time vetëm fjalët tona m’u kujtuan
Si rrëfim i një përralle të pashkruar
Ti për mua ishe rreze dielli, unë për ty një gur i çmuar
Mesa duket gjërat kanë ndryshuar

Ishte histori e bukur shumë
S’e shpëtuam dot as ti, as unë
Në miliona kombinime si kjo histori
Më nuk do të gjejmë as unë, jo as ti
www.hiteshqip.org

E tani në dhomën time vetëm s’mund të fle
Se dhimbja më le zgjuar
Si u bëmë nga një gjithçka në një asgjë
Asnjëherë s’kemi besuar
Dikush nga ne, do ish larguar
Mesa duket gjërat kanë ndryshuar

Ishte histori e bukur shumë
S’e shpëtuam dot as ti, as unë
Në miliona kombinime si kjo histori
Më nuk do të gjejmë as unë, jo as ti

Ishte histori e bukur shumë
S’e shpëtuam dot as ti, as unë
Në miliona kombinime
Ne do e vuajmë, ne do e vuajmë
Por nuk do të gjejmë as unë, jo as ti

Ooh, ooh