Mos Harro – Ryva Kajtazi

loading...

Krejt pa pritë
Nisi si një lojë
Të njoh shumë mirë
E di që s’je fajtor

Është një ndjenjë
Një ndjenjë që trupin ta kaplon
S’të lë të qetë
Sa do që ti t’luftosh

E urrej, veten e urrej që s’mund të t’kem
Je magji që ndodh një herë në jetë

Nëse t’falem ty
Unë nuk bëj mëkat
Pse lejon të vuaj
Për çdo natë

REF 2x
Ndoshta do t’kujtohet një fjalë
Ndoshta do të prek ty një mall
Mos harro, mos harro
Je dashuria ime e parë
www.hiteshqip.org

Ka shumë kohë
Që pres në errësirë
Më mungon çdo minutë që m’falje ti
Nëse kthehesh sërish pranë meje ndonjë ditë
Do t’marrë fund pikëllimi im për ty

E urrej, veten e urrej që kurrë s’ta thash
Vetëm ty në jetë unë të kam dashtë

Nëse t’falem ty
Unë nuk bëj mëkat
Pse lejon të vuaj për çdo natë

REF 2x
Ndoshta do t’kujtohet një fjalë
Ndoshta do të prekë ty një mall
Mos harro mos harro
Je dashuria ime e parë

Mos harro mos harro
Je dashuruia ime e parë.