Trim Jezerci – Gold AG

loading...

Nji djalë Kosove, trim nana e rriti
Tri herë e përcjelli, e dy herë e priti
Gjithmonë aty ku burri kërkohet
Me ty o trim sot Shqipnia krenohet
Krenar i bane ti babën e nanën
E ke ba Shkupin, Preshevën, Tiranën
Hije t’ka pushka n’dorë që e majte
Mllefin e zemrës gjithmonë e vrajte
Çohu Jezerc prapë po thirrë Vatani
Burra si ti sot po lyp Sllupçani
Po don flamuri mbrojtje prej teje
T’jap oj Shqipni ty ç’ka dush prej meje
Për mu oj nanë s’ka ç’ka t’del loti
Se du me fitu veç kënaqësinë te Zoti
S’muj me i duru mo këto thika n’asht
Se herët a vonë nanë, prapë jemi bashkë
Herët a vonë nanë, prapë jemi bashkë

REF: [x2]
Ferizaji e lëshon zanin
Nga Jezerci po vjen trimi
Ai vetë nuk e lenë Sllupçanin
Ai është vllau im Afrimi
www.hiteshqip.org

Vdekje a liri s’ka jetë me shkavin
As Kombi, as Gjuha nuk na lidh me sllavin
Mos mendo armik se s’jemi t’vetëdijshëm
Frikën ja kemi Zotit t’plotëfuqishëm
E kush ma shkel nderin, trollin e bukën
Për çdo Pranverë n’mal e nisim rrugën
Pa Iliridë s’ka kjo Shqipni emër
S’jetojmë pa to si Shqiponja pa zemër
Lirinë ja bijmë mbesës e nipit
Se lëshojmë Sllupçanin e Jakup Hasipit
N’liri me lule vlla e lashë Kosovën
Jetën ta falim veç jo Kumanovën
M’sillini ca lule, te unë mot pas moti
Se kanë erë lirie e kanë erë baroti
M’lidhni n’Kosovë e lidhni kurorë
Bjeri do vlla për mu e për shokë t’mi dëshmorë
Për shokë t’mi dëshmorë

REF: [x2]
Ferizaji e lëshon zanin
Nga Jezerci po vjen trimi
Ai vetë nuk e lenë Sllupçanin
Ai është vllau im Afrimi