Une dhe Ti – Alban Skenderaj Lyrics

Eja pranë dhe më fal një vallëzim
Ta rikthejmë jetën pas si një film
Zemrat tona ekran,
Ngjyra i dhanë errësirës

Më shtrëngo dhe një herë si dikur
Si në foton e varur mbi mur
Dashuria jep krahë, dhe kujt nuk i ka
Unë dhe Ti ishim ata

Unë dhe Ti
Që ndamë dhe të fundit kafshatë
Duke thënë se sa jemi me fat
Sa njëri-tjetrin e kemi përkrahë në çdo natë

REF:
Unë dhe Ti, erdhëm nga ëndrrat në jetë
Duke mposhtur stuhitë dhe rrufetë
E mbollëm një rreze dikur
Të shkëlqejë sot një diell i vërtetë

Ne u nisëm me hënën e plotë
Përmbi dallgën e lotit të ftohtë
Zemrën busullë në dorë
Dhe në kraharor dashuria
Prekëm fundin dhe mbërritëm në majë
Por kujtimet së bashku i ndajmë
Jemi ne nga ata, që krahët ja dha varfëria
www.hiteshqip.org

Unë dhe Ti
Që ndamë dhe të fundit kafshatë
Duke thënë se sa jemi me fat
Sa njëri-tjetrin e kemi përkrahë në çdo natë

REF:
Unë dhe Ti, erdhëm nga ëndrrat në jetë
Duke mposhtur stuhitë dhe rrufetë
E mbollëm një rreze dikur
Të shkëlqejë sot një diell i vërtetë

Ti i dhe kuptim jetës time
Po ti e ktheve dhimbjen në forcë
Në çdo mëngjes me diellin e lindjes
Nuk pritëm kaq shumë nga kjo botë

Unë dhe Ti
Që ndamë dhe të fundit kafshatë
Duke thënë se sa jemi me fat
Sa njëri-tjetrin e kemi përkrahë në çdo natë

REF:
Unë dhe Ti, erdhëm nga ëndrrat në jetë
Duke mposhtur stuhitë dhe rrufetë
E mbollëm një rreze dikur
Të shkëlqejë sot një diell i vërtetë

Unë dhe Ti, vetëm ne të dy
Unë dhe Ti, ne të dy